Mjekët pas vaksinimit ndjehen mirë

Sot në ora 10:00, ashtu siç ishte paralajmëruar edhe më parë filloi procesi i vaksinimit në vend, të parat që u vaksinuan janë: Dobrinka Nounova Naunovska, subspecialsite, Gabriela Gemelkovska, Kryeinfermierja ne Klinikën Infektive dhe Ana Anastasovska, Infektologe ne Kliniken Infektive.  Punonjësit shëndetësorë që morën vaksinën ndër të parët, menjëherë pas vaksinës deklaruan se ndjehen mirë.“E pranova vaksinën dhe ndjehem mirë. Apeloj deri tek të gjithë qytetarët që të mos hamenden, sepse kjo është mënyra e vetme për tu përballur me këtë pandemi. Sot pranuam dozën e parë, pas 21 ditëve do të marrim edhe dozën e dytë. Imuniteti arrihet për 2 deri 3 javë”, tha njëra nga infermieret që u vaksinua sot.“E pranova vaksinën dhe po ndjehem mrekullueshëm. Ju bëj thirrje të gjithëve që të vaksinohen. Sigurisht që ndjehemi më të sigurt dhe shpresojmë se dalëngadalë do të kthehemi në normalitet”, u shpreh infermierja që sot u vaksinua ndër të parat.

Ndërkohë ministri i Shëndetësisë Venko Filipçe, i pyetur pse nuk është në mesin e të parëve për të marrë vaksinën ashtu siç kishte deklaruar më parë, u përgjigj se megjithatë prioritet kanë mjekët të cilët janë në vijën e parë të frontit. Sipas tij pritet që punonjësit shëndetësorë të vaksinohen për 7-10 ditë.

“Kapaciteti i vaksinimit është 6 punkte, maksimalisht 500 persona në ditë, ne do të filloj me një orar prej 300-350. Kështu që për një periudhë prej 7-10 ditëve do të vaksinohen të gjithë punonjësit shëndetësorë”, tha Filipçe.

About Author

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *