Vaksinimi po zhvillohet pa pengesa në të gjitha pikat e vendit. Interesimi për vaksinim çdo ditë po rritet, deri më tani 427 535 qytetarë kanë shprehur dëshirë përmes ueb-platformës vaksinacija.mk.
Ministria e Shëndetësisë kumtoi se në pikat e vaksinimit në vend, përfundimisht me dje janë vaksinuar gjithsej 231 014 qytetarë. Dje gjithsej janë vaksinuar 11 598 qytetarë, ndërsa dozën e parë e pranuan 2504.
“Në shtet gjithsej janë aplikuar 290 829 doza të vaksinave, ndërsa janë rivaksinuar 59 815 qytetarë. Me numrat e fundit, 47 për qind e popullatës mbi 70 vjeç kanë marrë s paku një doze të vaksinës, 41 për qind e popullatës mbi 65 vjeç janë vaksinuar me së paku një dozë të vaksinës”, informoi Ministria e Shëndetësisë, e cila bën thirrje qytetarët të paraqiten në vakcinacija.mk si rruga më e lehtë dhe më e shpejtë për t’u vaksinuar.
Vaksinimi po bëhet në pajtim me Planin nacional për imunizim. Po vaksinohen personat e rritur, qytetarët të cilët kanë shprehur interesim për vaksinim në ueb-faqen vakcinacija.mk, si dhe persona të punësuar në infrastrukturën kritike.
Vaksinimi masiv po zhvillohet në disa qytete të vendit – në A1 Arenën QS “Boris Trajkovski” në Shkup dhe në sallat sportive në Kavadar, Kumanovë, Tetovë, Shtip, Manastir, Strumicë, Ohër, Veles dhe Prilep.