Moti do të jetë me vranësira të ndryshueshme, i freskët, me shi të rrëmbyeshëm lokal dhe bubullima. Do të fryjë erë mesatare, ndërsa pasdite erë e përforcuar kryesisht nga drejtimi veriperëndimor, veçanërisht përgjatë Luginës së Vardarit. Temperatura minimale do të jetë në interval prej 10 deri në 16, ndërsa ajo maksimalja prej 21 deri në 28 gradë.
Në Shkup moti do të jetë me vranësira të ndryshueshme me shi të kohëpaskohshëm të rrëmbyeshëm dhe bubullima veçanërisht paradite. Do të fryjë erë mesatare, ndërsa pasdite erë e përforcuar veriore. Temperatura minimale do të jetë rreth 13, ndërsa ajo maksimalja do të arrijë deri në 23 gradë.
Të shtunën dhe të dielën në një pjesë të madhe të ditës moti do të jetë stabil, ndërsa reshje të reja të rrëmbyeshme priten në dy ditët e para të javës së ardhshme. Temperatura do të jetë në ulje të lehtë graduale.