Ministria e Shëndetësisë së Maqedonisë së Veriut informon se gjatë 24 orëve janë regjistruar 46 të infektuar me koronavirus, nga gjithsej 3.073 teste të kryera. Një numër i madh i rasteve të reja janë regjistruar në Shkup. Në ndërkohë nga Instituti i Shëndetit Publik njoftojnë se janë shëruar 147 pacientë, ndërsa betejën me Covid-19 e kanë humbur 14 pacientë. Që nga fillimi i pandemisë, në vendin tonë janë regjistruar gjithsej 155.117 raste, prej të cilëve 147.190 janë shëruar, kurse 5.356 kanë ndërruar jetë. Aktualisht në vendin tonë janë 2.571 raste aktive me virusin korona./