Lirimi nga pagesa rrugore për shtetasit serb, ASH-AAA: Diskriminues dhe skandaloz

Pas lirimit nga pagesa e pikës rrugore për turistët serb, ka reaguar koalicioni Aleanca për Shqiptarët dhe Alternativa.

Nga ky koalicion thonë se ky veprim i Qeverisë është skandaloz dhe diskriminues.

Në vijim është reagimi i koalicionit Aleanca për Shqiptarët dhe Alternativa.

“Qeveria SDSM-BDI ka sjellë dje një vendim skandaloz i cili diskriminon jo vetëm qytetarët e vendeve fqinje, por edhe qytetarët e vetë duke favorizuar vetëm një shtet fqinje. Me vendimin për të ndarë 200.000 vauçerë për lirimin nga pagesa rrugore për turistët nga Serbia, Qeveria diskriminon të gjithë fqinjët e tjerë nga të cilët vendi poashtu ka pasur përfitime, bashkëpunim dhe raporte të mira fqinjësore. Për këta vauçerë Ministria e Financave do të shpenzojë gati 3 milion euro, para të taksapaguesve vendor, të cilët duhet të paguajnë tani çmimin e lëmoshës nga Serbia që erdhi si pasojë e paaftësisë së Qeverisë dhe Ministrisë së Shëndetësisë për të siguruar vaksina kundër KOVID19.

Nga ana tjetër, banorë të fshatrave për rreth autostradave detyrohen për çdo ditë të paguajnë pagesën rrugore për distanca të shkurtra gjatë lidhjes me qytetin.

I bëjmë thirrje Qeverisë që urgjentisht të ndryshojë vendimin:

Në radhë të parë duhet të gjendet zgjidhje e përhershme për banorët lokal që paguajnë edhe pse nuk shfrytëzojnë autostradat. Ndërkaq, gjatë sezonit turistik, nga pagesa rrugore të lirohen shtetasit e të gjitha vendeve fqinje, nëse destinacion kanë qendrat turistike në vend, por jo edhe ata që vetëm tranzitojnë për të shkuar në vende të treta”, shkruajnë nga ASH-AAA.

About Author

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *