Përfaqësuesja e Maqedonisë së Veriut në futboll nga dita e sotme edhe zyrtarisht i nis përtgatitjet për kampionatin europian të futbollit “Euro 2020”, ndërsa futbollistët, stafi teknik, drejtuesit e FFM-së dhe i gjithë opinion futbolldashës, fillojnë të jetojnë ëndrrën e tyre. Vetë pjesëmarrja e ekipit kombëtar në këtë manifestim të madh sportiv paraqet sukses të jashtëzakonshëm edhepse në futboll gjithmon kërkohet më tepër, prandaj në këto momente shumë e rëndësishme është përkrahja e të gjithëve duke filluar nga organet më të larta të shtetit pasi sporti ka qenë, është dhe do të mbetet amasadori më i denjë i vendit . Tani më bëhet e qartë që në qëndër të vëmendjes do të jenë futbollistët të cilët siguruan kualifikimin në “Euro 2020” duke nisur nga kapiteni Goran Pandev, pastaj Arijan Ademi, Elif Almaz, Enis Bardhi , Millan Ristovski, Ezgjan Alijoski, Boban Nikollov, Visar Musliu, Egzon Bejtullai, Kërste Velkovski, Ferhan Hasani, Vlatko Stojanovski, Stole Dimitriovski dhe të tjerët . Stafi teknik me në krye Igor Angelovskin, Xhengis Rexhepin dhe të tjerët, duke mos e haruar as stafin mjeksor dhe personielin tjetër dhe gjithësesi Këshillin Drejtues të FFM-s që drejtohet nga kryetari Muamed Sejdini dhe sekretari i përgjithshëm Filip Popovski, pasi me mençuri kanë menaxhuar të gjitha aktivitet e reprezantacionit gjatë rrugëtimit nga ndeshjet kualifikuese deri në at finale kundër Gjeorgjisë kur edhe u sigurua kualifikimi në “Euro 2020” Pra deri në fillimin e “Euro 2020” duhet menduar vetëm në përkarahjen e reprezentacionit ndërsa ndonjë paknaqësi eventuale nga drejtuesve të FFM-së, stafit teknik dhe futbollistëve në këto momente nuk kanë vend vetëm e vetëm që reprezentacionit të punojë në qetësi dhe pa ngarkesë . Pra,futbolli ishte sporti numë 1 në vendin tonë, por me kualifikimin në “Euro 2020” niveli i interesimit dhe përkrahjes do të jetë shumë më i madh ./ Shaban Sinani KlanMacedonia