Shërohen 147 pacient, 46 rezultojnë pozitiv dhe 14 kane humbur betejën me Kovid-19

Ministria e Shëndetësisë informon se gjatë 24 orëve janë regjistruar 46 të infektuar me koronavirus, nga gjithsej 3.073 teste të kryera. Një numër i madh i rasteve të reja janë regjistruar në Shkup. Në ndërkohë nga Instituti i Shëndetit Publik njoftojnë se janë shëruar 147 pacientë, ndërsa betejën me Covid-19 e kanë humbur 14 pacientë. Që nga fillimi i pandemisë, në vendin tonë janë regjistruar gjithsej 155.117 raste, prej të cilëve 147.190 janë shëruar, kurse 5.356 kanë ndërruar jetë. Aktualisht në vendin tonë janë 2.571 raste aktive me virusin korona.

About Author

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *