Prej orës 00.00 deri në ora 04.00 e mëngjesit, 27 persona nuk e kanë respektuar orën policore, informojnë nga Ministria e Brendshme. Gjithashtu gjatë 24 orëve të fundit, policia ka gjobitur 306 qytetarë për mosmbajtjen e maskës mbrojtëse. Në ndërkohë nga ministria apelojnë për respektim të masave dhe rregullave anticovid.