Polonia “pro” nisjes së negociatave të Shkupit dhe Tiranës me BE-në

Ministri i Punëve të Jashtme të Polonisë, Zbigniew Rau ka shprehur mbështetjen e Polonisë për nisjen e negociatave të Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë me Bashkimin Evropian.

Ka deklaruar, se këtë vit duhet të hapen edhe kapitujt e parë.

“Kisha nderin të pres MPJ Osmani në Varshavë. Kemi ngritur shumë tema nga raportet bilaterale dhe sigurisht, çështja më e rëndësishme është procesi qasës i Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë në BE. Polonia fuqishëm mban qëndrimin se procesi i anëtarësimit, duhet të përshpejtohet në mënyrë radikale dhe ne duhet që sa më shpejtë, dhe më mirë këtë vit t’i hapim kapitujt e parë me Maqedoninë e Veriut dhe me ritëm t’i përmbyllim”, deklaroi Rau, transmeton TV21.

Kjo deklaratë, vjen pas takimit që Rau e realizoi me MPJ Bujar Osmani në Varshavë.

About Author

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *