Më 17 shkurt 2008, Kosova u shpall shtet i pamvarur dhe i mëvetësishëm

Deklarata e Pavarësisë së Kosovës

Ne, udhëheqësit e popullit tonë, të zgjedhur në mënyrë demokratike, nëpërmjet kësaj Deklarate shpallim Kosovën shtet të pavarur dhe sovran. Kjo shpallje pasqyron vullnetin e popullit tonë dhe është në pajtueshmëri të plotë me rekomandimet e të Dërguarit Special të Kombeve të Bashkuara, Martti Ahtisaari, dhe Propozimin e tij Gjithëpërfshirës për Zgjidhjen e Statusit të Kosovës.

Shpallja e pavarësisë ishte bërë nga deputetët e Kuvendit të Kosovës, si dhe nga Presidenti i Kosovës në takimin e mbajtur në Prishtinë, kryeqytetit të Kosovës, më 17 shkurt të vitit 2008. Kjo u miratua nga një kuorum unanim, me 109 anëtarë. Njëmbëdhjetë deputetë përfaqësues të pakicës serbe bojkotuan procedurën. Nëntë përfaqësues të pakicave tjera etnike ishin pjesë e kuorumit.[8] Terminologjia e deklaratës thotë se Pavarësia e Kosovës është e kufizuar në parimet e përcaktuara nga plani i Ahtisaarit. Ajo ia ndalon Kosovës të bashkohet me çfardo vendi tjetër, ofron vetëm kapacitete të kufizuara ushtarake, thotë se Kosova do të jetë nën mbikqyrje ndërkombëtare dhe parashikon mbrojtjen e minoriteteve etnike. Versioni origjinal i papirusit të deklaratës është nënshkruar nga delegatët po atë ditë.[9] Teksti i deklaratës në gjuhën shqipe është i vetmi tekst autentik.

About Author

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *