Juve e mbyll me spektakël ndaj Bolognas dhe siguron kualifikimin në Ligën e Kampionëve

Juventusi e ka kryer punën në ndeshjen e fundit sezonale në Serie A duke mposhtur Bolognan në udhëtim me rezultat 4-1 dhe kështu është kualifikuar në Ligën e Kampionëve pas gabimit të Napolit.

Federico Chiesa u gjind më së miri në zonë pasi disa tentativave të mysafirëve për ta zhbllokuar rezultatin në minutën e gjashtë.Alvaro Morata e dyfishoi epërsinë me një gol me kokë (29’), pasi gjithë punën e kreu paraprakisht Paulo Dybala.

Në fund të pjesës së parë (45’) u realizua edhe goli i tretë i Bianconerëve përmes Adrien Rabiot, i cili pranoi një top nga Dejan Kulusevski.

Me të filluar fraksioni i dytë (47’), Morata e shënoi edhe golin e dytë personal në këtë sfidë, i asistuar nga portieri Wojciech Szczesny me një top të gjatë.

Golin e nderit për skuadrën vendase e realizoi Riccardo Orsolini pas një topi të pranuar nga Rodrigo Palacio.

About Author

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *