Nga Sofja, Varheji dhe Silva arritën në Shkup – priten nga Osmani

Ministri i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani ka njoftuar se në Shkup kanë arritur ministri portugez,Augusto Santos Silva dhe eurokomisari Oliver Varheji.

“MPJ e🇵🇹, Silva dhe Komisioneri i #BE, Várhelyi sapo kanë ateruar në Shkup. Vijnë në periudhë mjaftë të rëndësishme për integrimet tona evropiane, duke sjell me vete inkurajim të ri të presidencës portugeze. Te gjithë duhet të jemi në krye të detyrës për t’i ruajtur perspektivat e përbashkëta të së ardhmes”, njoftoi Osmani, transmeton TV21.

Silva dhe Varheji vijnë nga Sofja, ku kanë realizuar takime me shefin e diplomacisë dhe presidentin bullgar.

Në këto takime, është paralajmëruar që do të propozohen ide, për tejkalimin e vetos bullgare ndaj Maqedonisë së Veriut në procesin e nisjes në negociatave me BE-në.

Nga Sofja, Varheji dërgoi porosinë se: “Jemi këtu që të dizajnojmë hapat e ardhshëm. Gjendemi në momentin kyç. Ministri Santos numëroi shumë vendime të cilat do të mund të sillen dhe të cilat duhet të miratohen, dhe për këtë jemi këtu që të udhëheqim dialog politik me Bullgarinë dhe të shohim se si mundemi bashkërisht të shkojmë para“.

About Author

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *