Kryetari i Komunës së Çairit, Visar Ganiu bashkë me kryetarin e këshillit të komunës z. Zahir Bekteshi dhe udhëheqësin e Sektorit të Arsimit z. Nuhi Dardhishta sot ua ndau vendimet 19 mësimdhënësve të 7 shkollave të Komunës së Çairit – “Hasan Prishtina”, “Liria”, “Tefejuz”, “Jashar Bej Shkupi”, “Vasil Gllavinov”, “Imri Elezi” dhe “Ismail Qemali”.
Ganiu theksoi se përforcimi i kapaciteteve kadrovike gjithmonë është mision i rëndësishëm që kontribuon në mbarëvajtjen e një procesi cilësorë dhe inovativ edukativo-arsimor. Ai tha se kur kemi mësimdhënës që ndjekin trendin bashkëkohor të reformimit të arsimit, fëmijët tanë do të jenë gjithmonë në hap me kohën.
Komunа e Çairit dhe kryetari i saj gjithmonë kanë qenë dhe do të vazhdojnë të jenë përkrah nevojave të mësimdhënësve, mbi të gjitha duke u angazhuar për modernizimin dhe mirëmbajtjen e infrastrukturës shkollore.
Me respekt,
Shërbimi për informim i Komunës së Çairit.