MSh: Brenda 24 orëve janë aplikuar mbi 12 mijë vaksina kundër Covid-19

Ministria e Shëndetësisë njofton se gjatë 24 orëve janë aplikuar 12.352 doza të vaksinave kundër Covid-19, me çka numri i personave të vaksinuar ka shkuar në 186.146, ndërsa për vaksinim në platformën vakcinacija.mk janë paraqitur 376.793 persona. Sipas informacioneve nga Ministria e Shëndetësisë në[ vendin tonë gjithsej janë aplikuar 219.977 doza të vaksinave, prej të cilave 33.831 paraqesin doza të rivaksinimit.

About Author

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *