Shpërthen zjarri në një lokal në Çarshi të Shkupit. Zjarri sipas dëshmitarëve okular ka shpërthyer për shkak të problemit me energjinë elektrike.
I menjëhershëm ka qenë reagimi i zjarrfikësve, por nuk kanë arritur të depërtojnë me kohë deri te vendi, pasi janë përballur me bllokadat dhe veturat e shumta të parkuara. Shuarja e zjarrit u lokalizua me boca të kundërzjarrit.
Nuk ka të lënduar, ndërkaq për rastin deri në këtë moment nuk ka denoncim në SPB Shkup./TV21
video: https://www.facebook.com/watch/?v=870769323652697