Rikthehet magjia e Kampionit, “Camp Nou” makth i PSG-së, nuk ka fituar asnjë ndeshje

Barcelona dhe PSG-ja do të luajnë sot në “Camp Nou” në ndeshjen e vlefshme për fazën e 1/8-ave të Ligës së Kampionëve.

Një stadium ku skuadra franceze nuk ka shumë kujtime të bukura dhe nuk ka qenë e aftë të fitojë asnjë ndeshje nga 5 që ka luajtur. Për më tepër, përmbysja 6-1 që pësoi në fazën e 1/8-ave të sezonit 2016-2017 është një plagë e hapur.

Por PSG-ja e ka vizituar “Camp Noun” edhe katër herë të tjera më shumë. E para ishte në çerekfinalet e sezonit 1994-1995 dhe barazuan 1-1 me golat e Kornev dhe Ueah.

Ky rezultat ndihmoi francezët, të cilët fituan në shtëpi dhe u kualifikuan. Precedentët e tjerë kanë qenë në sezonet 2012-2013, ku ndeshja përfundoi barazim 1-1 me golat e Pedros dhe Pastores. Dy ndeshje të tjera u luajtën në sezonin 2014-2015, në grupe dhe një tjetër në çerekfinale.

Ato u fituan të dyja nga Barcelona 3-1 dhe 2-0. PSG-ja nuk ka pasur shumë fat në “Camp Nou”, por do të provojë të bëjë gjithçka për të ndryshuar ecurinë e deritanishme.

About Author

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *