Arriti rekordin 50-vjeçar të Gerd Mylerit, 40 herë Levandovski: Nder i madh, nuk do të shkoja kurrë kaq larg

40! Me fjalë, dyzet! Kjo shifër është thjesht e pabesueshme. Me golin e së shtunës ndaj Fraiburgut, Robert Levandovski shënoi golin e 40-të sezonal duke arritur një rekord që ishte vendosur nga Gerd Myler 50 vite më parë. Ishte sezoni 1971-’72, kur ish-bomberi i kombit shënonte 40 gola për Bajernin në kampionat. Ky numër realizimesh u arrit nga polaku i bavarezëve, i cili ka mundësi të shënojë edhe më shumë në ndeshjen e fundit të sezonit ndaj Augsburgut.

PIKËNISJA

Robert Levandovski e nisi mirë sezonin duke shënuar menjëherë në ndeshjen e parë hapëse ndaj Shalkes. Pesë ndeshjet e para ishin një çmenduri e vërtetë, teksa polaku nuk shënoi vetëm në ndeshjen e dytë të kampionatit duke shkelur më pas gazin dhe duke dhënë sinjalet e para se ky sezon do të ishte i duhuri për të hyrë në histori.

NDESHJET E LUAJTURA

Gerd Myler e mbylli pa dëmtime sezonin e rekordit duke luajtur të 34 ndeshjet. Ndryshe nga Leva, i cili pushoi në javën e gjashtë për shkak të pandemisë, më pas erdhi dëmtimi në mars që e la jashtë për katër javë. Ishte java e 26-të kur polaku kishte shënuar 35 gola dhe ishte pranë rekordit.

SERIA E GOLAVE

Gerd Myler nuk shënoi në 15 ndeshje në sezonin historik dhe prapë në fund ia doli të kapte shifrat e 40 golave, ndërkohë që Levandovski qëndroi 4 ndeshje pa shënuar në 28 ndeshjet e luajtura. Nga mesi i dhjetorit deri në mesin e janarit, polaku shënoi në 9 takime radhazi.

NDESHJET MAGJIKE

Në plot 10 takime polaku shënoi dy gola dhe pesë herë tre ose më shumë. Kualitetet e tij ai i tregoi në ndeshjen ndaj Hertës së Berlinit në javën e tretë, ku shënoi të katërt golat për skuadrën e tij. Gerd shënoi 12 dopeita. Në fitoren historike ndaj Borusias së Dortmundit ku Bajerni fitoi 11- 1, bomberi bëri katër gola. Më pas pesë gola në fitoren 7-0 ndaj Oberhausenit.

LEVANDOVSKI 1

LEVA NDIHET KRENAR

Një ndeshje që do të mbahet mend gjatë nga Robert Levandovski, i cili shënoi në minutën e 26-të nga pika e bardhë e 11- metërshit. Festimi ishte i veçantë, teksa në fillim ngriti fanellën dhe poshtë saj kishte një tjetër me mbishkrimin “Forever Gerd”. Më pas shkoi drejt pankinës aty ku e pritën lojtarët dhe stafi teknik. Leva parakalon para tyre duke marrë duartrokitjet e të gjithëve. “Është një nder i madh për mua dhe për historinë moderne të Bundesligës. Më vjen shumë mirë që kam arritur diçka të tillë.

Ishte një rekord legjendar i cili mbajti shumë. Atë çfarë ka arritur të bëjë Gerd, është e pabesueshme. Nuk e kisha menduar kurrë që do të vinte një ditë ku mund ta arrija numrin e golave në sezon sa ai. Jam shumë krenar për veten dhe nuk mund ta besoj ende. Më duhet edhe pak kohë për ta kuptuar çfarë kam arritur. Ky rekord i përket të gjithë skuadrës. Në atë listë nuk është vetëm emri im, por i gjithë skuadrës”, u shpreh polaku pas ndeshjes në Fraiburg.

About Author

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *