Imunizimi, 347 mijë qytetarë të paraqitur për vaksinim

Terminë për vaksinim kanë marrë të gjithë qytetarët mbi 40 vjeç nga Shkupi, të cilët deri më 30 prill kanë aplikuar për vaksinim përmes faqes së internetit vakcinacija.mk, njofton Ministria e Shëndetësisë. Sipas autoriteteve shëndetësore në tre ditët e ardhshme edhe në qytetet e tjera të vendit, termin për vaksinim do të marrin qytetarët mbi moshën 40 vjeçe. Por, sipas ankesave të qytetarëve jo të gjithë kanë marrë terminët.

“Qytetarët mbi 40 vjeç, të cilët janë paraqitur në faqen vakcinacija.mk dhe nuk kanë marrë SMS porosi për konfirmim të terminit, të paraqiten te mjekët e tyre amë për të marr terminin e vaksinimit. Ata kanë termin, por sigurisht për shkak të ndonjë problemi teknik si gabime në e-mail apo numër celulari nuk kanë marrë njoftimin përmes SMS apo mesazhit elektronik për terminin e vaksinimit” – njoftojnë nga Ministria e Shëndetësisë.

Ndërkohë sipas mikrobiologëve çështjet teknike nuk duhet ti dekurajojnë qytetarët. Ata bëjnë thirrje që sa më shumë qytetarë të paraqiten për imunizim me qëllim të arritjes së imunitetit kolektiv.

“Nevojitet një studim pak më i hollësishëm për këtë punë, në qoftë se pyet politik bërësit rezulton një përgjigje për këtë çështje që ju e shtroni. Mirëpo, nëse pyetni në popullatë shumë shpesh ndodh që mjeku amë ose dikush tjetër të cakton termin për personin në fjalë dhe pacienti të mos jetë i informuar fare se ka termin të caktuar. Por, sidoqoftë numri i të interesuarve për vaksinim nuk është për tu neglizhuar” – deklaroi Dukagjin Osmani, Mikrobiolog.

Numri i qytetarëve që janë paraqitur për tu vaksinuar ka arritur afër 347 mijë. Në pikat e vaksinimit në gjithë vendin deri një ditë më parë janë vaksinuar mbi 203 mijë qytetarë, ndërsa janë rivaksinuar 24.851. Sipas Planit Kombëtar të Imunizimit 35% e popullsisë mbi 70 vjet ka marr së paku një dozë të vaksinave anti kovid. Vaksinimi është kryer edhe tek infrastruktura kritike e shtetit si stafi mjekësor, ushtarako-policorë dhe kategoritë e tjera të rrezikuara.

About Author

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *