Shtresa e borës në Kodrën e Diellit arrin në 51 cm

Në Kodër të Diellit mëngjesin e sotëm është regjistruar shtresë e dëborës prej 51 centimetrave,  shtresa më e lartë e dëborës për mëngjesin e sotëm në vend, transmeton Alsat. Në Mavrovi Anovi është regjistruar shtresë prej 35 centimetrave, 31 në Topolçani, 30 në Krushevë, 27 në Pozharane, 26 në Manastir, 25 në Dibër, 23 në Tetovë, 21 në Berovë, 20 në Pretor, 18 në Demir Kapi dhe Gjurishte, 17 në Prilep, 10 në Kriva Pallankë dhe Ohër dhe pesë centimetra në Strumicë, Vinicë dhe Kumanovë. Sipas Drejtorisë për Punë Hidrometerologjike në Maqedoni, mëngjesin e sotëm temperaturat më të ulëta janë matur në Manastir -22 gradë, -17 në Shkup-Petrovec, -16 në Berovë, -15 në Kriva Pallankë, Tetovë, Demir Kapi dhe Mavrovë, -14 në Prilep dhe Shtip, -13 në Dibër dhe Kodër të Diellit, -12 në Ohër, Krushevë dhe Kumanovë, -11 në Pretor dhe Pozharane, -10 në Vinicë, -9 në Strumicë, Topolçani dhe Gjurishte, -8 në Shkup-Zajcev Rid dhe -4 në Gjevgjeli dhe Dojran.

About Author

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *