Reprezentacioni i Maqedonisë së Veriut nesër udhëton në Poreç të Kroacisë ,ku nga data 19 deri 23 maj do të merr pjesë në edicionin e 56-të Kampionati Europian I karatesë për senior. Maqedonia e Veriut do të prezantohet me 19 garues prej të cilëve 12 në kategorinë e meshkjujve dhe 7 në kategorinë e femrave. Në mesin e reprezentuesve është edhe karateisti i klubit të karatesë Shkëndija të Tetovës, Vegim Murati i cili u shpreh i përgatitur për këtë sfidë mjaft të rëndësishme. “Për këtë kampionat Evropian jam përgatitur disa muaj ,por para se ta marrë rrugën për KE fitova titullin kampion shteti në kategorinë e rendë për senior ,disa vite më pëarë kam qenë kampion në U-21, kategorinë e juniorëve dhe kategorinë e katedëve, tash ende jam në kategorinë u-21,por morra pjesë në kategorinë e seniorëve ku u shpalla kampion dhe morra rrugën për në Kampionatin Evropian dhe jam pregatitur në maksimum bashkë me trajnerët e mi që më kanë mbështetur në çdo stërvitje siç është vëllau im Veton Murati gjithashtu trajner.
Ndjehem i përgatitur dhe shpresoj të dalë mirë në kampionat” deklaroi karateisti Vegim Murati . Vegim Murtai në kampionatin Europian do të merr pjesë në kategorinë e seniorëve plus 84 kilogram dhe në garat ekipore. Delegacioni 26 anëtarshe i reprezentacionit të Maqedonisë së Veriut i prinë kryetari Goran Millkovski me nën kryetarin Besniuk Murati, ndërsa me ekipin udhëtojnë edhe dy refer, dy seleksionues dhe një trajner. Garat fillojnë nga data 19 dhe do zgjasin deri më 23 maj.