Gazetari I Dojçe Veles, Bahri Cani, në kanalin e tij në Youtube, duke iu referuar të dhënave nga Instituti “Robert Koh” ka njoftuar se autoritetet e Gjermanisë, nga 16 Maji, kanë renditur Kosovën, Maqedoninë e Veriut, Serbinë dhe Malin e Zi në grupin e vendeve të rrezikuara dhe nëse kanë një test negativ, nuk do të kenë nevojë të karantinohen. Paraprakisht këto vende ishin llogaritur me “rrezikshmëri të lartë”.
BAHRI CANI – GAZETAR I DW-së
“Kjo do të thotë se udhëtarët nga këto vende duhet të kenë me vete një test negativ ose duhet të bëjnë një test brenda 48 orëve pas futjes në Gjermani. Personat që kanë me vete një test negativ apo që e bëjnë një test brenda 48 orësh dhe rezultati del negativ nuk kanë më nevojë të futen në karantinë”
Nga ana tjetër, nga autoritetet gjermane, sic njofton gazetari Bahri Cani, Shqipëria konsiderohet si vend ku nuk ka rrezik nga COVID-19. Kjo do të thotë se udhëtarët nga ky vend tani mund të lëvizin lirshëm, por kjo, ende nuk vlen për udhëtime turistike për shkak se këto udhëtime ende nuk lejohen.