MSH: 112 raste të reja dhe 13 Viktima nga Covid-19 në shtet

MSH-ja, konform të dhënave nga ISHP-ja, njofton se gjatë 24 orëve të fundit janë bërë 4.196 testime kurse janë regjistruar 112 raste të reja me COVID-19.

Në Shkup – 30, Kumanovë – 13, Kërçovë – 8, Manastir – 7, Radovish – 6, Ohër – 5, Prilep, Koçanë dhe Makedonska Kamenicë nga 4, Tetovë, Veles, Kavadar, Strumicë, Dellçevë, Probishtip dhe Kratovë nga 3, Shtip dhe Negotinë nga 2, Gostivar, Gjevgjeli, Sveti Nikollë, Kriva Pallankë, Vinicë dhe Vallandovë nga 1 rast.

Regjistrohen 2.179 pacientë të shëraur.

Kanë ndërruar jetë 13 pacientë. 3 nga Shkupi (66, 75 dhe 90 vjeç), nga 2 pacientë nga Manastiri (85 dhe 89 vjeç) dhe Struga (76 dhe 85 vjeç), dhe nga 1 pacient nga Kumanova (88), Tetova (85), Ohri (66), Gostivari (69), Kavadari (71) dhe Koçana (55).

Numri I përgjithshëm I të diagnostifikuarve me COVID-19 në vendin tonë shkon në 154.636, numri I të shëruarve është 145.606 kurse I viktimave shkon në 5.197. Për momentin shënohen 3.833 raste aktive.

Në nivel vendi janë bërë gjithsejt 753.923 testime për COVID-19.

About Author

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *