Nuk guxojmë 50 mijë qytetarë, familje t’i lëmë pa kulm mbi kokë dhe ne duhet të marrim vendime, zgjidhje të problemeve të cilat janë të gjeneratave, të cilat na i la dikush. Siç çështja e emrit dhe shumë të tjera për të cilat hymë në zgjidhjen e tyre edhe në këtë pikëpamje vendimet janë ose rrënim i ndërtimeve pa leje ose kornizë adekuate ligjore.
Këtë sot e deklaroi zëvendëskryeministri për Luftë Kundër Korrupsionit dhe Krimit, Zhvillim të Qëndrueshëm dhe Resurse Njerëzore, Lupço Nikollovski duke u përgjigjur në pyetjen e gazetarëve pasi presidenti Stevo Pendarovski nuk e nënshkroi Dekretin për shpalljen e Ligjit për përcaktimin e statusit juridik të objekteve të ndërtuara pa leje.
Nikollovski tha se tani po dëgjon se shefi i shtetit nuk e ka nënshkruar Dekretin.