Presidenti amerikan, Joe Biden ka pasur një “ditë të shkëlqyeshme” pasi zyrtarët shtetëror thanë se njerëzit e vaksinuar mund të shkojnë pa maska në mjediset e brendshme dhe të jashtme.
Presidenti hoqi maskën në Zyrën Ovale me ligjvënësit republikanë ndërsa udhëzimi po njoftohej.
Këshillat ende kërkojnë mbajtjen e maskave në ambiente të mbushura me njerëz si autobusë, aeroplanë dhe spitale, raporton bbc.Administrata e Bidenit është përballur me presion që të lehtësojë kufizimet për njerëzit plotësisht të vaksinuar.
“Ne nuk do të shkojmë t’i arrestojmë njerëzit” shtoi Biden, duke u bërë thirrje amerikanëve jo të vaksinuar që të mbajnë maska.
Presidenti Biden ka vendosur një qëllim që deri më 4 korrik të vaksinoj 70 për qind të amerikanëve me së paku një dozë. Rreth 250 milionë vaksinime janë realizuar deri më tani, sipas vlerësimeve të fundit.