Në Maqedoninë e Veriut janë regjistruar 30 raste të reja nga 1.658 testime të realizuara.
Siç njofton Ministria e Shëndetësisë, në 24 orët e fundit, janë shëruar 359 pacientë, ndërkaq jetën e kanë humbur 16 persona.Që nga fillimi i pandemisë, në vend janë realizuar 749.727 testime. Prej tyre, pozitivë kanë rezultuar 154.524 persona.