Pendarovski i thotë Jo ligjit pë legalizimin e ndërtimeve pa leje

Presidenti Stevo Pendarovski nuk e nënshkroi Dekretin për shpallje të Ligjit për konfirmim të statusit juridik të objekteve të ndërtuara pa leje. Për këtë vendim e ka informuar edhe kryeparlamentarin, Talat Xhaferin, duke u apeluar deputetëve që pavarësisht përkatësisë politike të mendojnë edhe një herë para se të marrin vendim lidhur me tekstin e Ligjit.

-Vendimin tim që të mos e nënshkruaj Dekretin për shpallje të Ligjit e mora mbi bazë të analizës së detajuar të tekstit të këtij ligji, ku konstatova se teksti i ligjit është në kundërshtim me disa vlera thelbësore të Kushtetutës, si dhe me dispozita kushtetuese që dalin ose kanë të bëjnë me vlerat thelbësore të Kushtetutës. Gjithashtu, konsideroj se teksti i ligjit nuk ka asnjë justifikim shoqëror, respektivisht nuk është në drejtim të mbrojtjes dhe promovimit të interesit publik, që është detyrë themelore e çdo institucioni të pushtetit publik. Si President, u betova se do respektoj dhe mbroj Kushtetutën dhe ligjet. Kjo detyrë nuk nënkupton vetëm respektim dhe zbatim formal të Kushtetutës dhe ligjeve, por nënkupton edhe promovim të kulturës juridike, thuhet në kumtesën e shefit të shtetit, Pendarovski.  

About Author

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *