Grumbullimi i madh i qytetarëve për të marr vaksinat antiCOVID-19 i cili filloi sot në orët e hershme të mëngjesit bëri që të ndërhyj edhe Policia e Kosovës për mbajtjen e rendin.Mirëpo kjo nuk mjaftoi, pasi organizatorët e dhënies së vaksinave antiCOVID-19 janë parë duke shpërndarë numra qytetarëve për të hyrë me radhë në mënyrë që edhe turma e tyre të shpërndahet.Ndryshe, të enjten për shkak të festës së Fitër Bajramit u ndërpre dhënia e vaksinës antiCOVID-19 për grup moshën mbi 65 vjeç në sallën “1 Tetori”, në Prishtinë.