Kandidati për kryeministër i partisë fituese të zgjedhjeve në Kosovë, Albin Kurti ka thënë se ai dëshiron të rindërtojë bisedimet me Serbinë për t’i vendosur të dy palët në terren të barabartë.
Ai për agjencinë franceze të lajmeve AFP ka thënë se bisedimet nuk duhet të jenë në qendër të mënyrës se si “të kompensohet” Serbia për humbjen e Kosovës.
“Dialogu midis Serbisë dhe Kosovës duhet të ndryshojë vendet tona për mirë. Ne duhet të diskutojmë me Serbinë sinqerisht, hapur, seriozisht dhe me njerëzit si përfituesit përfundimtarë,” shtoi ai.
AFP rikujton se Kurti është në prag të marrjes së kryeministrit të ardhshëm të Kosovës pasi partia e tij Lëvizja Vetëvendosje mbizotëroi në zgjedhjet e parakohshme të së dielës dhe se ai pritet të mbajë një qëndrim më të ashpër me Beogradin sesa paraardhësit e tij.
Ndërsa Kurti tha se çështjet e brendshme si korrupsioni dhe ekonomia do të ishin përparësia e tij kryesore, ai do të përballet me presion të madh nga Perëndimi për të rinisur dialogun e drejtuar nga BE me fqinjin e Kosovës.
Kreu i VV-së ka akuzuar Beogradin për premtimin për të njohur Kosovën në fund të negociatave, ndërsa kërkoi koncesione maksimale në ndërkohë.
“Ju merrni sa më shumë që mundeni ndërsa premtoni një fund që nuk do të ndodhë,” tha ai, duke akuzuar Beogradin për “taktikat e sallamit”.
“Kjo është arsyeja pse reciprociteti, barazia nuk mund të jetë rezultati përfundimtar (i bisedimeve), por duhet të jetë pika fillestare,” tha ai.