Të gëzuar, të buzëqeshur dhe plot shpresë. Këta fëmijë zgjodhën veshmbathje për festën e Bajramit.
Këtë ua mundëson OH “Kalliri i Mirësisë”, organizatë e cila gëzoi mbi 200 fëmijë me kupona në vlerë prej 3000 denarëve që të blejnë rroba të reja për Bajram.
Këtë të drejtë e gëzojnë fëmijët jetim dhe fëmijët e familjeve me status të rëndë social.
Ky fëmijë i zgjodhi atletet e preferuara.
Ndërsa një tjetër priste radhën dhe tregoi se çfarë dëshironte të blej.
Panderit e fëmijëve janë të kënaqur, sepse fëmijët e tyre do e festojnë festën me rroba të reja.
“Faleminderit nga Kalliri i Mirësisë, dhe nga shoqatat që na kanë ndihmu, me iftare me pako ushqimore, me tesha, me krejt na i kanë gëzuar fëmijët për Bajram”, u shpreh njëprindër.
Këto kupona me vlerë prej 3000 denarë kanë ndihmuar edhe bizneset në vendin tonë në këtë kohë pandemie.
“Ka kërkesa të mëdha, familjet me ndihma sociale kanë nevojë për çdo gjë. Kalliri i Mirësisë iu ndihmon shumë, por edhe ne në një mënyrë iu bëjmë lëshime sepse kanë nevojë për gjithçka me tesha me çdo gjë”, u shpreh shitësi.
Muhamed Mehmedi nga Kalliri i Mirësisë thotë se kjo traditë vazhdon prej vitesh në Kërçovë dhe në fokus kanë çdo herë skamnorët dhe jetimët.
“Ne mundohemi që për çdo fëmijë të sigurojmë një shumë prej 3000 denarësh ku këto janë të ndara, një kupton jepet në vlerë 1000 denar për këpucë, pastaj kuptoni tjetër është 1000 denar për pantallona dhe pjesa tjetër është për veshje që zgjedh fëmija nëpër kompani që ne kemi bërë marrëveshje që t’i pranojnë këta fëmijë dhe sigurojnë si u konvenon atyre, pastaj ata e lënë kuponin tek butiku, kurse ne më vonë pas festës se Bajramit do t’i mbulojmë këto harxhime”, deklaroi Muhamet Mehmeti nga OH “Kalliri i Mirësisë”.
Kjo Organizatë Humanitare gjatë muajit të Ramazanit ka ndarë qindra pako me produkte ushqimore dhe mbi 6000 iftare në Kërçovë me rrethinë.