FUSHË TOPANA DHE TOPHANA E VJETËR sonte me rrugë të lara dhe të dezinfektuara
Një natë para festës së madhe të Fitër Bajramit, ishim në lagjet Fushë Topanë dhe Tophanë e Vjetër në aksion për larjen dhe dezinfektimin e rrugëve të këtyre lagjeve ka shkruar ne rrhetin social facebook, kryetari i komunes Visar Ganiu.
Me këtë rrumbullakësuam procesin e larjes dhe dezinfektimit të të gjitha rrugëve dytësore në territorin e komunës sonë për atmosferë festive në ambient të pastër, në të cilin kishim përkrahjen dhe ndihmën e madhe të NP “Higjiena Komunale” dhe Shoqatës së Zjarrëfikësve Vullnetarë “Bajram Miftari”.
Pjesë e aksionit të sotëm u bënë edhe qytetarët e rrugës Mendeleeva të cilët me vetëiniciativë me ndihmën e NP “Ujësjellësi dhe kanalizimin” dhe Brigadën e zjarrëfikësve përmes hidrantëve të instaluara nga ana jonë realizuan pastrimin e kësaj rruge.