Sot për shkak të festës fetare të Fitër Bajramit nuk do të ketë orë policore në Maqedoni, ndërsa nga nesër ora policore do të shkurtohet dhe do të zgjasë nga ora 24:00 deri në ora 04:00, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Qeveria dje pranoi rekomandimet e Komisionit për Sëmundjet Infektive dhe lehtësoi masat kufizuese deri më 18 maj.