Ekzekutimi mafioz në Elbasan, viktima u qëllua mbi dhjetë herë

Kur kanë kaluar më shumë se 2 orë nga ekzekutimi i Everest Çakës dhe një makinë e djegur e dyshuar e autorëve u gjet në Golem, RENEA ka shkuar në Elbasan. ABC mëson se kundër shënjestrës autorët qëlluan mbi 10 herë duke u siguruar që e kanë vrarë.

Dyshohet se kanë qenë dy autorë që kanë qëlluar në drejtim të çiftit Çaka, ku ndërroi jetë 41-vjeçari ndërsa gruaja e tij Silvana mori një plumb në dorë dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Everest Çakës iu bë pritë në momentin që po shkonte te prindërit e gruas në lagjen “Skënderbej”.

About Author

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *