Ganiu jep lajmin e madh, Çairi së shpejti bëhet me Pishinë

Kryetari i Çairit, Visar Ganiu ka njoftuar, se është arritur marrëveshja që brenda 2 javëve të fillojë procedura për pishinën në Fushë Tophanë.

Marrëveshja është arritur mes komunës dhe Agjencisë për Rini dhe Sport.

“Në takimin e sotëm që kryetari i Komunës së Çairit, Visar Ganiu e realizoi me drejtorin e Agjencisë për Rini dhe Sport, Naumçe Mojsovski edhe zëvendës drejtorin, Avni Rustemi u arrit marrëveshje që procedura për furnizim publik për ndërtimin e pishinës në lagjen Fushë Topanë të publikohet brenda 2 javëve. Njëkohësisht duhet potencuar se është paraparë që pishina të ketë edhe panele fotovoltaike për efikasitet energjetik me të cilat deri në 80% do të reduktohen shpenzimet e energjisë elektrike për mirëmbajtjen pishinës. Kreu i Çairit Ganiu falënderoi drejtorin dhe zëvendës drejtorin për gatishmërinë e shprehur për konkretizimin e hapave drejt realizimit të projektit të pishinës”, njoftuan nga Komuna e Çairit, transmeton Info7.mk

About Author

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *