Iniciativa qytetare “Libra dhe mësim doemos të ketë”, të shtunën fillon me protesta. Nga kjo iniciativë qytetare kundërshtojnë digjitalizimin e teksteve shkollare dhe paralajmërojnë edhe referendum për propozim ligjin për digjitalizimin e teksteve shkollore.Ne mbajmë përgjegjësi për fëmijët tanë. Ne sot sjellim vendime vetëm në interes të fëmijëve tanë. Nuk guxojmë të lejojmë që fëmijët tanë të shërbejnë si instrument dhe në shërbim të qëllimeve të caktuara politike. Provuam që të arrijmë mirëkuptim, tentuam që të propozojmë zgjidhje por zyrtarët kompetent mbetën të shurdhër ndaj qëndrimeve tona, andaj ju ftojmë në protesta të qeta, dhe të gjithë bashkë ta shprehim pakënaqësinë tonë. E kemi këtë të drejtë të garantuar me kushtetutën dhe ligjet e Republikës së Maqedonisë së Veriut”, shprehen nga Iniciativa qytetare “Mësim dhe libra doemos të ketë”.