Ndeshjet e fundit të Premier Ligës do të luhen me tifozë në stadiume

Liverpuli do të mirëpresë 10 mijë tifozë në “Anfield Road” në ndeshjen e fundit të Premier Ligës kundër Kristal Palasit, të dielën e 23 majit.

Ndërkohë që rivalët e tyre të Evertonit do të mund të përshëndeten me 6500 spektatorë të tyret në “Goodison Park”, në ndeshjen e fundit në shtëpi kundër Uolverhemptonit, e spostuar të mërkurën më datë 19 maj.

Premier Liga vendosi ta riorganizonte javën e saj të parafundit në mesjavë, në mënyrë që të gjitha klubet të kishin mundësi që ta luajnë një ndeshje me tifozë në stadiumet e tyre këtë sezon.

Lajmin e hapjes së dyerve të studimeve në Angli e konfirmoi përmes një konference ditën e djeshme edhe kryeministri Boris Xhonson.

Stadiumet do të rihapin dyert duke nisur nga data 17 maj dhe klubeve të Premier Ligës do t’u lejohen që të kenë në stadiume deri në 10 mijë spektatorë.

About Author

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *