DIZHONI u dezinfektua dhe u pastrua mbrëmjen e sotme!
Të gjitha rrugët e lagjes Dizhon sot ishin në qendër të vëmendjes sonë në kuadër të aktiviteteve të ndërmarra për mirëmbajtjen e pastërtisë publike ka shkruar ne rrjetin social Facebook kryetari i komunës Bisar Ganiu.
Për larjen dhe dezinfektimin përdorëm makineri speciale dhe veprimin në këtë drejtim e realizuam bashkë me shërbimet e NP “Higjiena Komunale”.
Dizhoni vazhdon të jetë në fokusin tonë duke përkujtuar edhe faktin se ditë më parë siguruam 40 milionë denarë për përmirësimin e infrastrukturës së rrjetit të ujësjellësit, kanalizimit fekal dhe atmosferik në 6 rrugë të saj. Ndërsa aktualisht drejt përfundimit janë punimet për rekonstruimin e rrjetit të ujësjellësit еdhe në disa rrugë tjera të kësaj lagje!
Aktivitetet e këtilla të pastrimit do ti vazhdojmë çdo natë edhe në lagje tjera. Pastërtia është shëndet, të kujdesemi për mirëmbajten e saj!