Nuk lejohen dasmat dhe koncertet, ndërsa ora policore prej orës 24:00 deri në ora 05:00

Ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe, sot bëri të ditur se masa për ndalimin e organizimit të dasmave dhe koncerte ende po vazhdon. Filipçe tha se organizimi i ngjarjeve nuk do të thotë dasma apo koncerte, por vetëm takime dhe kurse edukative.“Këto janë ngjarje që mund të organizohen si takime, kurse edukative, por nuk lejohen koncerte dhe dasma. Sepse kemi frikë se distanca midis njerëzve të pranishëm mund të zvogëlohet. Kjo është arsyeja pse ne gradualisht po shkojmë drejt zbutjes së masave. Nëse trendet e uljes së të infektuarve vazhdojnë, koncertet do të lejohen”, tha Filipçe.

Në përputhje me masat e reja të propozuar që pritet të hyjnë në fuqi nga dita e mërkurë pasi që të miratohen nga Qeveria, ku do të zvogëlohet ora policore dhe e njëjta do të fillojë nga ora 24:00 dhe do të zgjasë deri në ora 05:00 të mëngjesit.

Gjithashtu do të hapen edhe qendrat e fitnesit si dhe objektet hotelierike do të mund të punojnë deri në ora 23:30.  

Do të lejohet edhe organizimi i eventeve dhe ngjarjeve, por të mbahen sipas protokolleve përkatëse, me plotësimin e 30 për qind të kapacitetit të hapësirës së mbyllur, ndërsa të rritet edhe numri i fëmijëve të cilët mund të përkujdesen në një grup nëpër kopshte, gjegjësisht prej 15 në 20 fëmijë.

About Author

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *