Qeveria britanike vijon bisedimet me UEFA-n për zhvendosjes së finales së Champions-it Mançester Siti-Çelsi nga Stambolli në Angli më 29 maj.
Qëndrimi i qeverisë europiane të futbollit është zbutur dhe tashmë ata janë të hapur që finalja 100% angleze të luhet në ishull. Turqia është futur në listën e kuqe të Britanisë për shkak të numri të lartë të rasteve me COVID.
Dhe problemi është udhëtimi i tifozëve në Stamboll. Ata do të detyrohen të bëjnë karantinën për 10 ditë pasi të kthehen nga Turqia. Për ta shmangur këtë, Anglia dëshiron që ta luajë finalen në shtëpinë e saj dhe UEFA ka nisur ta mendojë seriozisht këtë. Dhe ajo do të ishte gati të pranonte nëse ata do të marrin disa garanci nga qeveria britanike.
Stadiumi “Wembley” do të ishte gati ta mirëpriste finalen, me një kapacitet 22.500 spektatorë.