Mes qindra librave të botuar për zotin e Arbërisë, Gjergj Kastriotin Skënderbeun, haset dhe një vepër e shkruar nga autori francez Iaqves De Lavardin. Një ekzemplar i këtij libri të botuar në vitin 1597, është sjellë në emisionin CODEX të KTV-së, nga Nezir Kraki, profesor i shkencës politike.
Kraki ka treguar se si e ka gjetur këtë libër dhe blerë atë për 800 euro. I shkruar në një frëngjishte mesjetare, kjo histori e Skënderbeut është shkruar nga Lavardin si një rrëfim i përshtatur për fisnikërinë francize të kohës.