Teksa është ngritur një Komision Parlamentar për shkarkimin e tij, Presidenca ka konfimruar se presidenti Ilir Meta do të jetë në detyrë deri më 24 korrikt të 2022-shit, kohë kur i mbaron edhe mandati i tij.Në një dalje për mediat, zëdhënësi i Metës, Tedi Blushi tha se Presidenca nuk do të tolerojë asnjë intimidim nga mafia lokale, rajonale dhe ndërkombëtare.Garantojmë të gjithë qytetarët, se në respekt të betimit të tij me dorën mbi Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë, Presidenti Meta do të ushtrojë me përgjegjësi të plotë, sikundër ka vepruar derimë tani, të gjitha funksionet e Tij kushtetuese deri më 24 korrik 2022 dhe nuk do të tolerojë asnjë lloj intimidimi të Institucionit të Presidentit nga mafia lokale, rajonale dhe ndërkombëtare.”, tha Blushi.