TIRANË – Ditën e sotme në Shqipëri pritet të vijnë rreth 7 mijë doza të tjera të vaksinës anticovid, të premtuara sipas kontratës me kompaninë Pfizer.
Kjo është konfirmuar më parë edhe nga ministrja ë Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu e cila ka thënë se ”7 mijë vaksina të ‘Pfizer’ do të mbërrijnë më 15 shkurt në Shqipëri”.
Qeveria shqiptare ka kontraktuar 1 milionë e 600 mijë vaksina. Sipas planit qeveritar për vaksinimin, do të bëhet vaksinimi i grupeve prioritare ndërsa thuhet se vaksinat e kontraktuara do të shërbejnë për imunizimin e 800 mijë qytetarëve.
40 mijë prej vaksinave janë premtuar se do të vijnë në shkurt dhe fillimin e marsit sipas kalendarit të ‘Pfizer’.