SHBA-ja dërgon përforcime në Afganistan për të siguruar largimin

Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë angazhuar trupa ushtarake shtesë për të mbrojtur forcat amerikane dhe ato të koalicionit, teksa tërhiqen nga Afganistani.

Bomba të rënda dhe avionë luftarakë do të vendosen për të mbrojtur trupat dhe kontraktorët civilë.

SHBA-ja dhe NATO kanë qenë prezentë në Afganistan për gati 20 vjet.

Presidenti i ShBA-së, Joe Biden e ka caktuar afatin e tërheqjes së trupave më 11 shtator, shkruan BBC, transmeton Insajderi.

Tërheqja vjen me përshkallëzim të dhunës, me forcat e sigurisë afgane të cilët janë në gatishmëri të lartë për sulme hakmarrëse.

Talibanët kanë paralajmëruar se nuk janë më nën një marrëveshje që të mos shënjestrojnë trupat ndërkombëtarë.

Sipas një marrëveshjeje të nënshkruar vitin e kaluar në mes të militantëve talibanë dhe ish-presidentit amerikan Donald Trump, forcat e huaja do të duhej të largoheshin nga Afganistani deri më 1 maj, dhe deri në atë kohë, talibanët nuk do të sulmonin këto forca.

About Author

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *