Kurti: Luan do të thotë të kalosh kufirin mes mënyrës studente dhe asaj luftëtare

Kryeministri, Albin Kurti ka kujtuar Luan Haradinajn në 24 vjetorin e rënies së tij.

Në llogarinë e tij në Facebook, ka thënë se Luan Haradinaj ra duke bartur armë për ushtarët.

Kurti ka shtuar se është e vështirë të ketë pasur dikund tjetër ndonjë ushtri çlirimtare si kjo e jona që ka aq shumë dëshmorë të cilët ranë duke bartur armatim për të tjerë luftëtarë që do të bëhen dëshmorë më pas.

“Në 24 vjetorin e Luanit Luan Haradinaj e kalonte kufirin prej studentit te luftëtari me armën e vet dhe me armë për shokë”.

“Luan do të thotë të kalosh kufirin mes mënyrës studente dhe asaj luftëtare. Nuk është e rendit të përditshëm kjo dashuri e dyfishtë për lirinë: për ushtrimin e mendimit të lirë dhe për jetën e lirë”.

“Vështirë të ketë pasur dikund tjetër ndonjë ushtri çlirimtare si kjo e jona që ka aq shumë dëshmorë të cilët ranë duke bartur armatim për të tjerë luftëtarë që do të bëhen dëshmorë më pas”, tha Kurti.

About Author

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *