Përfunduam dezinfektimin e të gjitha 25 xhamive në territorin e komunës sonë, ka bërë të ditur kryetari i Komunës së Çairit, Visar Ganiu. Pastërtia është gjysma e shëndetit prandaj me përkushtim iu përveshëm punës dhe përfunduam procesin e dezinfektimit të hapësirave të xhamive në territorin e komunës sonë.Ky aksion masiv përfshiu gjithsej 25 xhami në territorin e komunës së Çairit. Qytetarët tanimë mund të vizitojnë xhamitë dhe në mënyrë të sigurtë të kryejnë ritualet fetare gjithmonë duke respektuar masat mbrojtëse dhe protokolet e definuara. Ne këtu nuk do të ndalemi, mbetemi të fokusuar në misionin për pastërti më të madhe dhe mirëqenie shëndetësore.