Bojkotimi i mësimit, prindërit takim në Ministrinë e Arsimit

Grupi i prindërve “Libra dhe mësim patjetër të ketë” doli i ofenduar nga takimi i realizuar në Ministrinë e Arsimit. Ata nuk u pritën nga ministrja e Arsimit, Milla Carovska por përfaqësues të tjerë të ministrisë, që sipas prindërve nuk ishin adekuat për këtë takim.

Kemi pritur se ajo do të jetë e prekur nga nevojat e qytetarëve, por ajo me këtë veprim na ofendoi. Doli që takimet lokale të punës kanë më shumë rëndësi se ne dhe gjithë prindërit- deklaroi Gordana Spasovska, “Libra dhe mësim patjetër të ketë”.

Grupi i prindërve, para përfaqësuesve të arsimit prezantoi kërkesat që duhet miratuar. Ato janë: librat klasik patjetër të mbeten në përdorim, për të gjitha klasat e arsimit fillor dhe të mesëm.Të mos bashkohen dy ose më shumë lëndë në një. Të argumentohet shkurtimi i fondit të orëve në lëndë të caktuara. Të krijohen kushte të duhura për fëmijët handikap dhe me pengesa. Të krijohen protokolle për realizim të mësimit me prezencë fizike, si dhe të përfshihen përfaqësues të grupit dhe sektorit qytetar në grupin e punës për ndryshime në ligj. Nëse deri në fillim të javës që vjen nuk shqyrtohen këto kërkesa, grupi i prindërve paralajmëron protesta.

“Kërkojmë të ndërpritet ky propozim ligj, të hapet debat publik për të njejtin dhe ne të jemi të involvuar në reformat e njejta të cilat qartë janë të vendosur në tryezë dhe janë mëse të nevojshme. Nëse nga e hëna nuk na dëgjojnë dhe nuk u përgjigjen kërkesave tona, do të fillojmë me protesta dhe më pas në iniciativë qytetare për ndërprerje të këtij ligji”- pohoi Gordana Spasovska, “Libra dhe mësim patjetër të ketë”.

Për dallim nga grupi i prindërve, nga Ministria e Arsimit thanë se ndryshimet në arsimin fillor do të ndodhin. Sepse, sipas MASH-it, nuk është një vendim i vetë-iniciuar nga Ministria e Arsimit dhe Shkencës, por është rezultat i një analize gjithëpërfshirëse dhe kërkesë e mësuesve. Gjithashtu, nga MASH thanë se si për të gjitha proceset e tjera të reformës dhe Ligjin për Tekstet shkollore, janë konsultuar dhe dëgjuar mendimet e të gjitha palëve.

About Author

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *