Në Kuvendin e Kosovës sot pati konfrontim fizik mes deputetëve të PDK-së dhe atyre të Vetëvendosjes. Përplasja ka ndodhur ndërmjet Hajdar Beqës së PDK-së dhe Besim Muzaqit të Vetëvendosjes. Menjëherë kanë ndërhyre deputetët tjerë që të mos vazhdojë përplasja.
Pas tensioneve mes deputetëve të PDK-së dhe të Vetëvendosjes dhe Listës “Guxo” që u krijua nga me ministren e Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla është ndërprerë seanca e Kuvendit.
Paraprakisht seanca u lëshua nga deputetët e LDK-së, e që më pas të njëjtën gjë provuan ta bëjnë edhe deputetët e PDK-së.
Për çka Abelard Tahiri drejtoi edhe akuza ndaj Saranda Bogujevcit e cila po udhëhiqte seancën.
“Ti nuk je ai që na tregon çka me fol, ti e degjenerova seancën. Ne kërkojmë që kryesia të mblidhet dhe të diskutojmë dhe mundësisht ti mos me udhëheq mbledhjen e radhës, sepse po shkakton një degjenerim, pakujdesia dhe dijenia juaj që jeni ulur në atë karrige e krijoi një situatë të pakëndshme” ,tha Tahiri.