1.000 tonelata kripë dhe 18 automjete në terren për pastrim të borës prej urave, akseve, mbikalimeve, nënkalimeve dhe “pikave të zeza” në komunat Hekurudha, Kisella Vodë dhe Gjorçe Petrov në Shkup. Kështu janë ballafaquar me borën shërbimet e Shkupit gjatë 24 orëve të fundit. Prej atje shpjegojnë se kripa industriale ka efekt deri në -7 gradë. Por edhe krahas asaj bulevardet e Shkupit këtë mëngjes ishin mbuluar me borë duke e vështirësuar trafikun.
“Rikujtojmë se në kompetenca të Qytetit të Shkupit janë bulevardet dhe rrugët më të mëdha të qytetit, ndërsa tjerat janë në kompetencë të komunave dhe ata janë kompetente për pastrimin dhe mirëmbajtjen e tyre. Apelojmë deri te të gjithë qytetarët, kur të bie borë, të respektojnë obligimet ligjore dhe të pastrojnë borën dhe ngricën te objektet afariste dhe banesore”, tha Valon Salihu – zëdhënës i Qytetit të Shkupit.