Ganiu fton afaristët e Çairit të aplikojnë për masë e 6 ekonomike

Informacion i rëndësishëm për hotelierët ka shkruar në profilin e tioj zyrtar kryetari i Komunës së Çairit, Visar Ganiu. Ai shkruan se fillon aplikimi për pakon e 6-të të masave anti-CovidTë nderuar afaristë të Komunës së Çairit që merreni me veprimtari hotelierike dhe gastronomike, ju informojmë se nga sot deri më datë 10 Maj 2021 do të mund të aplikoni në thirrjen publike të Qeverisë së R.M.V.-së për mbështjetje finansiare si ndihmë e paraparë pjesë e masave për përballje me krizën e shkaktuar nga pandemia e virusit Covid 19. Kjo është pakoja e 6-të ekonomike dhe për qasje në informacionet e nevojshme dhe mënyrën e aplikimit mund të klikoni në linkun në vijim:https://vlada.mk/node/25041?ln=sq

About Author

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *