“Flet ekskluzivisht për info7.mk Ceo/Manager i TeamBlink reth kualifikimit në ESEA PREMIERE”

BLINK EKIPI PARË SHQIPTAR TE CILËT DO TË LUAJMË NË ESEA PREMIER.

Rrugetimi ynë ne ESEA ka filluar dy vite më parë ishte një nisëm e ketij ekipi, ku unë kam qenë lojtar së bashku me stikle-n, coachin e tanishëm. Ka nisur nga ESEA OPEN ku dhe është fillimi i kësaj LEAGUE dhe pas mbarimit te sezonit i cili zgjat 2-3 muaj ne arritem te avanconim në një Ligë ëe lartë pra në ESEA INTERMEDIATE. Në këtë sezon ne patem ndryshime ne ekip ku unë isha akoma si lojtar I BLINK, arritem të shkonim deri ne play-offs, por nuk arritëm të kalonim në një lige më lart. Pas ketij sezoni BLINK bëri ndryshimin e rrenjesishëm të ekipit duke formuar një ekip me emra me të njohur ne rajonin tonë si Gejmzilla, SENER1 apo nje talent te ri si GXX-. Sukseset po shiheshin që në fillim ku ekipi arriti te kualifikohej ne ESEA MAIN. Më pas unë i’u bashkova përsëri ekipit BLINK, tashmë si menaxher dhe arritëm të ishim ekipi i pare shqiptar të cilët kaluan në ESEA ADVANCED LEAGUE. Me shumë praktike dhe bootcamp-e ekipi po përmiresohej dhe po merrnim pjese dhe ne Liga te ndryshme internacionale, por në sezonin e parë të kesaj lige nuk arritem te kalonim nje ligë më lart. Theksoi ai. Duke u rritur kompeticionet dhe deshira per sukses ishte me e madhe dhe keshtu vendosëm të bënim “The Big Move”. Ambiciet tona tashme nuk ishin vetëm në rajon apo Ballkan, por edhe me shumë, keshtu që morëm 2 lojtare me eksperience, nga më të mirët në këtë loje, Juanflatroo dhe Sinnopsyy. Fale sinergjise qe ekipi kishte me njeri tjetrin dhe puna e tyre ne server arritëm që gjatë sezonit të dilnim të parët në ligë me rezultatin 14-2, pra 14 ndeshje të fituara dhe vetëm 2 humbje. Ne playoff ndeshja e parë ishte kundër ekipit te izraeliteve, Team Finest ku u mundem 1-2. Ekipi nuk u dorëzua, por përkundrazi arritëm të ktheheshim nga Ioëer bracket duke fituar 6 loja rresht dhe atë në finale kundër ekipit polak Izako Boars ku te cilet ishin ne avantazh 0-1 per shkak te upper bracket, ne nje ndeshje BO5, por fatkeqesisht nuk mundem te kualifikoheshim dhe humbëm me një rezultat 0-3. Pas kesaj ishte mundësia e dytë në Relegation ku ndesheshim me një ekip të rënë nga liga PREMIER, Alternate Attax. Kjo ishte mundesia jonë për të avancuar më tutje, por përsëri nuk arritëm dhe humbëm me rezultat 0-2. Kjo ishte një disfatë e rëndë për ekipin tonë, por ESEA PREMIER kishte dhe një mundësi të fundit për të ftuar një ekip në këtë ligë dhe pasi ekipi ynë kishte arritur në finale, pra ishim runners up, morëm direct invite në këtë ligë ku edhe jemi ekipi I parë shqiptar te cilët do të luajmë në ESEA PREMIER. Rrugetimi ne kete ligë nis me date 5 maj ne oren 19:00 kundër ekipit TOP-6 në botë, BIG!

Tani është momenti të punojmë akoma më shumë dhe t’u tregojmë të gjithëve se cfarë mund të bëjë ky ekip, i. With great possibility, comes great responsibility! Theksoi Holger Cara ekskluzivisht për info7.mk.

About Author

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *