Ministria e Punëve të Brendshme në Maqedoni njofton se ka vazhduar me aktivitetet për zbatimin e masave për mbrojtje nga coronavirusi.
Nga kjo ministri thonë se mbrëmë janë konstatuar 53 shkelje të orës policore, ndërsa janë dhënë edhe 384 gjoba për mosmbajtje të maskës mbrojtëse.